Talenti i Arsenalit thyen rekordin unik në Premier Ligë

Mesfushori i Arsenalit, Maks Doumen është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Premier Ligës pasi shënoi në kohën shtesë të fitores 2–0 ndaj Evertonit.

Në moshën 16-vjeçare, Doumen realizoi pas një vrapimi të gjatë dhe përfitoi nga porta e zbrazët e Evertonit për të dërguar topin në rrjetë, duke e afruar Arsenalin edhe një hap më pranë titullit në kampionatin anglez.

Me këtë gol, Doumen theu rekordin për golashënuesin më të ri në historinë e kampionatit anglez, rekord që më parë mbahej nga Xhejms Vaughan i Evertonit.


sfidanti.al