Kombëtarja ka hyrë në ditët e fundit para ndeshjes së parë “Play Off” kundër Polonisë, e planifikuar të luhet në Varshavë në datën 26 mars. Prej javësh, stafi teknik i Kombëtares ka nisur nga puna për këtë fazë të rëndësishme teksa rreth datës 20 mars, pritet që të publikohet edhe lista me lojtarët e grumbulluar për këtë takim.
Në prag të grumbullimit, disa nga protagonistët e Shqipërisë janë në një moment jo të mirë me kluibet e tyre duke nisur që nga alternativat e portës, e deri te mbrojtja, mesfsuha apo edhe sulmi kuqezi.
Thomas Strakosha është titullari i padiskutueshëm i Shqipërisë dhe për fatin e mirë, gardiani kuqezi po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin grek.
Nga 13 ndeshjet e zhvilluara në vitin 2026, Hysaj ka marrë në total vetëm 11 minuta lojë duke qenë kjo një shifër minutash thuajse e papërfillshme kur sheh kundërshtarin që Shqipëria do të ketë përballë. Në të njëjtat kushte në atë pozicion, është edhe mbrojtësi tjetër Ivan Balliu. Mbrojtësi i Vajekanos që aktivizohet në La Liga, ka marrë vetm 96 minuta në 11 ndeshjet e luajtura të vitit 2026 dhe duket se e ka humbur vendin e tij në formacion por edhe si alternativë. Shpesh herë, mbrojtësi ka shkaktuar edhe polemika në kampionat për shkak të sjelljeve që ka bërë pas ndërrimeve të mundshme. Situatë të ccuditshme po kalon edhe Mario Mitaj me Al Itihadin në Arabi.
Mbrojtësi i majtë shpesh herë ka qenë protagonist dhe ndër më të vlerësuarit, e herë të tjera ka përfunduar në stolin rezervë ose edhe jashtë tribunës. Marash Kumbulla ka vuajtur me Majorkën jo pak që nga trasnferimi në verë. Në shtator, ai u dëmtua dhe mungoi për rreth 3 muaj duke u rikthyer sërish në fushë në janar.
Por, një tjetër dëmtim e ka lënë jashtë edhe Kumbullën i cili ka luajtur vetëm 2 ndeshje me skuadrën e tij dhe prej disa javësh, është në fazë rikuperimi duke mos arritur të japë kontribut. Naser Aliji ka lënë pas dëmtimin, ashtu sicc kanë bërë edhe Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli të cilët në Serinë A janë kthyer në protagonistë me ekipet e tyre. Moment të mirë po vazhdon të kalojë Arlind Ajeti në kampionatin turk me Bodrumsporin.
Reparti i cili për momentin i jep qetësi dhe garanci Shqipërisë, është padyshim mesfusha duke qenë se thuajs të gjoithë lojtarët shqiptarë të këtij roli, aktivizohen titullar me skuadrat e tyre dhe janë protagonistë absolutë në kampionatet respektive. Kështu, problemet më të mëdha në janar i kishte padyshim Kristjan Asllani i cili me Torinon nuk po aktivizohej e njëkohësisht nuk po arrinte ntë gjente skuadër tjetër për transferim.
Megjithatë, kalimi te Beshiktashi në kampionatin turk, ka ndryshuar situatën e tij duke u kthyer mesfushori nga Elbasani në protagonist dhe aktualisht në një nga më të vlerësuarit e skuadrës bardhezi. Medon Berisha i dëmtuar muaj më parë, nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen ndaj Polonisë për shkak të atij dëmtimi që ka rezultuar shumë më e i rëndë secc pritej në fillim. Mediat italiane raportonin se do të mungonte disa javë, por kur kanë kaluar muaj, Berisha ende nuk është gati.
Reparti më problematik për Shqipërinë në këtë fazë, është padyshim sulmi. Kuqezinjtë nuk janë në momentin më të mirë dhe për takimin ndaj Polonisë, me shumë gjasa do të ketë afrime të reja duke qenë se shumë nga lojtarët që kanë qenë pjesë e listës së fundit, janë të dëmtuar ose pa minuta me klubet e tyre. Kështu, Mirlind Daku është dëmtuar që në dhjetor dhe ende nuk është gati për të dhënë kontributin e tij me fanellën e Shqipërisë. Ende nuk dihet dëmtimi që Daku ka por me shumë gjasa, do të jetë jashtë.
Në të njëjtat kushte është edhe Armando Broja i cili është dëmtuar me Bërnlein. Sulmuesi shtatlartë prej disa javësh nuk është dukur në skuadër dhe pritet që të rikthehet javën e ardhshme, megjithatë totalisht jashtë forme për sfidën ndaj Polonisë. Probleme ka edhe për Bajramin te Rejnxhërs që numëron vetëm 151 minuta në këtë vit kalendarik nga 15 ndeshje që ka pasur të mundshme për të luajtur.
sfidanti.al

