Juventus, sa përfitime nga Liga e Kampioneve! ‘Zonja’ do arkëtojë mbi 100 milionë Euro

Champions League është një thesar i vërtetë për Juventusin. Sido që të shkojë finalja ndaj Realit të Madridit në Cardiff, bardhezinjtë do të dalin nga fusha e lojës duke buzëqeshur, pasi arkat e tyre do të shtohen me mbi 100 milionë Euro të tjerë. Më konkretisht, nëse Buffon do të ngrejë në qiellin uellsian Trofeun me veshë të mëdhenj, Juventus do të siguroojë 133.2 milionë Euro, 115 milionë nga të cilat janë të akorduara nga UEFA. Në rast të kundërt shifra e përfituar do të jetë 128.2 milionë, vetëm 4.5 milionë Euro më pak. Por oreksi për të fituar turneun më të rëndësishëm evropian për klube, pritet të rritet akoma më shumë për klubet e mëdhenj të kontinentit. Në sezonin 2018/2019, UEFA pretendon që të sigurojë të ardhura deri në 3 miliardë Euro që do të thotë se skuadra triumfuese e Ligës së Kampioneve në 2019 do të përfitojë plot 230 milionë Euro.

sfidanti.al