Sampaoli merr ‘timonin’ e Argjentines; në stolin e bardhekaltërve deri në 2022.

Jorge Sampaoli merr në dorëzim Argjentinën. Trajneri 57 vjecar nënshkroi me Federatën Argjentinase të Futbollit një kontratë që e mban atë lidhur me skuadrën bardhekaltër deri në verën e vitit 2022 për të bërë më pas edhe prezantimin e tij.  Argjentina ndodhet në një moment delikat pasi rrezikon seriozisht që të mos kualifikohet në Botërorin e Rusisë. Aktualisht skuadra nënkampione e botës ndodhet në vendin e pestë të Grupit Amerikano Latin të eliminatoreve që do të thotë se nëse e përfundon kështu këtë fushatë, atëherë Argjentina do të luajë në playoff, pasi në fazën finake të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm kualifikohen direkt skuadrat e 4 vendeve të para. Sampaoli, gjatë prezantimit të tij deklaroi se ajo që ai do është të krjojë një grup të bashkuar dhe me mentalitet fitues. Ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Botërorit, Argjentina do ta luajë në 31 gusht me Uruguajin për të vijuar me përballjet ndaj Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.

sfidanti.al