Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 26-të të Abissnet Superiore është ajo mes Vllaznisë kryesuese dhe Tiranës. “Klasikja e Shqipërisë” është vendosur të luhet ditën e premte, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në stolin e Tiranës debuton trajneri Orges Shehi.
Katër sfidat e tjera të kësaj jave luhen ditën e shtunë, duke nisur me Vora-Dinamo City, që starton në orën 13:00. Në orën 16:00 luhen dy ndeshjet Partizani-Egnatia dhe Elbasani-Bylis dhe në orën 19:30 mbyll javën përballja mes Teutës dhe Flamurtarit në Durrës.
sfidanti.al

