Boston Celtics i kanë shkaktuar një humbje surprizë rivalëve të Lakers në Los Angeles. Ekipi i Konferencës së Lindjes u udhëhoq në këtë sipërmarrje nga Jaylen Brown (32 pikë) dhe Payton Pritchard (30 pikë) duke u prishur kështu festën vendasve, të cilët inaguruan statujën e ngritur në nder të Pat Riley dhe 43.000 mijë pikëve të karrierës të arritura nga LeBron James.
Një tjetër ndeshje interesante ishte edhe ajo e fituar nga Oklahoma City Thunder, e cila edhe pse nuk kishte në dispzicion SGA dhe Jalen Williams, i mohoi fitoren e tetë radhazi Cleveland-it.
Philadelphia u rikthye te fitorja në Minneapolis falë 39 pikëve të Tyrese Maxey ndërsa paraqitja prej fenomeni e Nikola Jokiç (20 pikë, 20 topa në tabelë dhe 12 asist) nuk i mjaftoi Nuggets përballë Golden State, e cila fitoi falë Brandin Podziemski (shënoi 12 prej 18 pikëve të mbrëmjes vetëm në pesë minutat e fundit).
Ndeshjet
OKC THUNDER-CLEVELAND CAVALIERS 121-113
ATLANTA HAWKS-BROOKLYN NETS 115-104
GOLDEN STATE WARRIORS-DENVER NUGGETS 128-117
MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 94-122
INDIANA PACERS-DALLAS MAVERICKS 130-134
WASHINGTON WIZARDS-CHARLOTTE HORNETS 112-129
LOS ANGELES LAKERS-BOSTON CELTICS 89-111
MINNESOTA TIMBERWOLVES-PHILADELPHIA 76ERS 108-135
CHICAGO BULLS-NEW YORK KNICKS 99-105
PHOENIX SUNS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 77-92
LA CLIPPERS-ORLANDO MAGIC 109-111

