Simeone ka një akord paraprak me Interin

Interi po ecën i sigurt drejt titullit kampion në Serie A, ndërkohë nga Spanja vjen një lajm i befasishëm në lidhje me trajnerin e ardhshëm të ekipit zikaltër. “El Chiringuito de Jugones” pretendon se ka zbuluar një prapaskenë, sipas së cilës Diego Simeone do të largohet nga stoli i Atletico Madrid në fund të sezonit dhe ka arritur një akord paraprak me Interin për sezonin 2026/27.

Një lajm ky, që nuk gjen konfirmim në Itali. Përtej zërave të merkatos, kjo lëvizje shihet si e pamundur në Itali për dy arsye. E para ka të bëjë me pagën e lartë të trajnerit argjentinas, i cili ka luajtur në periudhën 1997-1999 me fanellën e Interit. Ai përfiton 34 milionë euro në vit, një shifër shumë e lartë për klubin ziklatër. Arsyeja e dytë lidhet me punën mjaft të mirë të trajnerit aktual, Cristian Chivu: i pari në kampionat, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe me shpresa për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë të Play-off-it në Champions League.

sfidanti.al