NBA, Oklahoma vazhdon marshimin

Skuadra kampione e Oklahoma City Thunder vijon të konfirmojë formën e shkëlqyer në NBA, duke mposhtur 121-113 Cleveland Cavaliers dhe duke regjistruar fitoren e 44-t sezonale. Shtatë lojtarë të ekipit realizuan mbi 10 pikë, çka tregon forcën kolektive të kampionëve në fuqi. Më i dalluari ishte Isaiah Joe, që e mbylli sfidën me 22 pikë. Fitore bindëse arriti edhe Golden State Warriors, që falë një loje të organizuar mirë triumfoi 128-117 ndaj Denver Nuggets, duke dhënë sinjale pozitive në garën për pozicionet e para. Në krahun tjetër, zhgënjeu Los Angeles Lakers, që u mundën në shtëpi 111-89 nga Boston Celtics. Protagonistë për Celtics ishin Jaylen Brown me 32 pikë dhe Payton Pritchard me 30 pikë, duke dominuar plotësisht sfidën.

Fitore spektakolare jashtë fushe mori edhe Dallas Mavericks, që mposhtën 134-130 Indiana Pacers, në një ndeshje me ritëm të lartë. Khris Middleton realizoi 25 pikë për Dallasin. Ndërkohë, Toronto Raptors dominuan 122-94 ndaj Milwaukee Bucks, me Immanuel Quickley autor të 32 pikëve. Paraqitje e dobët për Phoenix Suns, që u mundën 92-77 nga Portland Trail Blazers, ku Jerami Grant dhe Donovan Clingan realizuan nga 23 pikë secili. Në Lindje, New York Knicks mbeten forca e dytë, pasi fituan 105-89 në transfertë ndaj Chicago Bulls, me Karl-Anthony Towns që shkëlqeu me 28 pikë.

 

Rezultate të tjera:

Atlanta Hawks – Brooklyn Nets 115-104

Washington Wizards – Charlotte Hornets 112-129

Minnesota Timberwolves – Philadelphia 76ers 108-135

Los Angeles Clippers – Orlando Magic 109-111

 

Sfidanti.al