E mbani mend një ditë “shkolle në Superlige” kur trajneri Daja rivalitetin e tij me trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova e pagëzoi si fabulen e “mësuesit kundër nxënësit”. Pra, Ilir Daja ishte mësuesi, kurse Tetova ishte nxënësi. Nga ajo ditë, gjërat kanë shkuar aq kokeposhte në “klasë” sa… mësuesi me nxënësin kanë ndërruar rolet…
Tetova është shpallur dy herë kampion me radhë, duke qënë një model dhe nga mënyra e sjelljes, vetpërmbajtja dhe mënyra e përjetimit profesional. Daja erdhi me buje tek Dinamo , euforia ishte kaq dehëse sa thuhej se titulli kampion ishte më pranë se kurdoherë. Dhe më tej akoma: tek Dinamo flinin me një sy hapur gjate natës se kishin frikë mos ua rrëmbenin trajnerin e tyre .. “lupot” e Kombëtares…
Kur nxënësi del më i fortë se mësuesi, kjo kerkohet nga shkolla. Por shkolla e Superligës, si shkolla në përgjithësi, ka një zvetnim të dukshëm. Dinamo e “mësuesit” Daja nuk di të fitojë prej shumë javësh , ka humbur besimin aq sa po rrezikon edhe vendin e katërt në rivalitet me Partizanin. Dhe Daja kur shpjegon humbjen zhytet ne teori : flet për fasha 1 apo fasha 2, për mbipozicione apo për “konspiracion taktik” , por nuk e gjen dot se ku e ka plagën që po mavijoset Dinamos…
Sfidanti.al

