Edicioni 2026 i NBA All-Star Game riktheu spektaklin dhe konkurrencën në një nga ngjarjet më të rëndësishme të basketbollit botëror. Në arenën Intuit Dome, ekipi Team USA Stars arriti të triumfojë në finalen e formatit të ri, duke mposhtur Team USA Stripes me rezultatin 47-21. Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Anthony Edwards. Ylli i Minnesota Timberwolves udhëhoqi skuadrën e tij me paraqitje mbresëlënëse dhe u shpall MVP i All-Star Game 2026, pasi realizoi 32 pikë në total gjatë mini-turneut.
Formati i ri i këtij viti përfshiu tre ekipe – USA Stars, USA Stripes dhe Team World – duke sjellë më shumë rivalitet dhe intensitet në parket, në krahasim me edicionet e kaluara. Ndeshjet ishin të shkurtra, dinamike dhe me ritëm të lartë, duke e kthyer All-Star në një garë reale. Fitorja e Team USA Stars dhe shpërthimi i Edwards konfirmojnë rritjen e brezit të ri të yjeve amerikanë, që po marrin gjithnjë e më shumë protagonizëm në skenën e NBA-së.
sfidanti.al

