Nuk u kuptua mirë çfarë donte të thoshte trajneri Tetova i Egantias kur deklaroi : “ Nuk na lënë te fitojmë”, por tani që ia plasi edhe drejtori i Egnatias , djalli doli nga shishja. Kjo është seç është, kampionët e dyfishtë , ata që sfiduan tabunë e sistemit për të komanduar radhën e fituesit, rebelojnë kundër “zotave” që janë bërë pishman që i dorezuan fronin dy here..
Kjo deklarata e drejtorit të Egantias, Klejdi Zenelaj, do të kujtohet si qershia mbi tortë. Fraza e tij tashmë ka zënë vend nderi në dosjet e “godinës me gjethe” të futbollit: “ Gabimet e gjyqtarëve me dashje, kanë bërë që Vllaznia të jetë në krye të klasifikimit..!” Cfarë sfide për ata që mbajnë nofkën famkeqe “sistemi”, një sistem qe bazohet te tredhja e lojës së ndershme, nje sistem që kur zemërohet të dërgon “vrasësin me pagesë” ..Komisionin e Disiplinës. E dënuan 4 javë drejtorin e Egantias, por fjalët e tij e tejkalojnë çdo lloj dënimi dhe do të na shoqërojnë deri në fund të këtij kampionati…
Sfidanti.al

