Futbolli që luajmë në Superligë, shpeshherë, na ngjall gjyshet. Bile, ndonjere, “luajne” gjyshet me mire se niperit . Ka aq shumë “magjira”, sa reagojnë edhe të parët tanë. E fundit ka ndodhur me futbollistin e Elbasanit, Tsage, që pas ndeshjes në Kupë me Partizanin, të cilën e humbën me një penallti “laboratorike” ka komentuar kështu: “ Bravo! Shumë mirë. Ia tregova gjyshes sime si humbëm dhe ajo më pyeti nëse arbitri ishte i çmendur.”
Në një “pavion me top”ku shpesh thuhet dhe shkruhet se “ishte ndeshje e çmendur” apo “vetë futbolli ynë është i çmendur”, është për ta puthur në ballë gjyshen kur pyet nëse arbitri ishte i çmendur. Po më e bukura, që nuk thuhet, është se vetë Sistemi është i çmenduri që çmend dynjanë në lojën tonë me top. Si do të shpjegohej ndryshe që “arbitri i gjyshes” në fillim e jep faull, pastaj ia shkrep ..penalltisë !
Sfidanti.al

