Ernest Muçi, të cilin Trabzonspor e mori në formë huazimi nga Beshiktashi, me opsion blerjeje në fund të sezonit, ka tërhequr vëmendjen me performancën e tij.
Futbollisti 24-vjeçar shqiptar ka kontribuar drejtpërdrejt në një total prej 17 golash, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 5 asiste në 22 ndeshje për ekipin.
Me efektivitetin e tij në vijën sulmuese, Muçi u bë shpejt një nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe kanë filluar të dalin në pah thashethemet për një transferim të mundshëm.
Është mësuar se skautët nga Evropa do të jenë në tribuna për ndeshjen kritike midis Trabzonspor dhe Fenerbahçe në javën e 22-të të Super Ligës. Thuhet se përfaqësues nga dy klube angleze do ta ndjekin ndeshjen, duke u përqendruar veçanërisht te Muçi.

