Federata Kososvare e Futbollit ka njoftuar të reja mjaft interesante sa i përket të ardhmes. Krerët e saj kanë bërë me dije se për këtë vit planifikohet të shpenzohet një buxhet prej 24,985,000 eurosh. Kjo shifër do të jetë edhe më e madhe në rast se Kosova do të kualifikohet në finalet e Botërorit 2026.
Sipas zyrtarëve kualifikimi në Botëror do t’i shtonte shifrës plot 11 milionë euro. Sipas FKF-së 95% e shifrës vjen nga të ardhur e UEFA dhe FIFA ndërsa 5% është shuma e përfituar nga sponsorët dhe qeveria. Sa i përket sponsorve Federata Kosovare e Futbollit ka njoftuar se ka arritur një akord historik me “Adidas”. Kompania gjermane do të jetë sponsori i ri teknik i kombëtares dardane duke zëvendësuar kështu “Errea”-n. Kosova i shtohet portofolit të ekipeve të “Adidas” pasi në muajt e fundit kompania gjermane ka arritur akord edhe me Ukrainën, Kuraçaon, Arabinë Saudite dhe Katarin.
sfidanti.al

