Galatasaray njofton takim me Lionel Messin

Galatasaray ka njoftuar për një takim me Lionel Messin në transmetim të drejtpërdrejtë! Ky lajm u bë i ditur pas ndeshjes ku skuadra e Galatasaray fitoi 4-0 ndaj Kayserispor, kur komentatori i njohur turk Levent Tüzemen bëri një deklaratë bombastike për mundësinë që superylli argjentinas të bashkohet me klubin e Stambollit. Sipas Tüzemen, Messi i ka dhënë “dritën jeshile” gjigantit nga Stambolli për një projekt të veçantë që do të zgjasë 4 muaj dhe 12 ndeshje, por me një kusht të vetëm – ylli argjentinas të luajë vetëm në Stamboll dhe të mos udhëtojë për ndeshje jashtë qytetit. Komentatori tha gjithashtu se drejtuesit e klubit e kanë konfirmuar këtë informacion, duke shtuar se Messi po e mendon seriozisht këtë mundësi për t’u përgatitur më mirë për Kupën e Botës 2026.

Më tej, Messi e ka refuzuar edhe ofertën e klubit arab Al Hilal, sipas kësaj deklarate. Nëse ky transferim do të realizohet, thuhet se rreth 1 milion tifozë do të shkojnë në aeroport për ta pritur Messin. Projekte të tilla janë të jashtëzakonshme dhe do të ishin një ngjarje historike për futbollin turk.

sfidanti.al