Malomo dhe Mustafa transferohen te Dinamo

Dinamo përforcon organikën me dy lojtarë që kanë spikatur në kampionatin Abissnet Superiore me fanellën e Bylisit. Është klubi mallakastriot ai që njofton se Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos. “Bylis ka njoftuar transferimin e dy lojtarëve titullarë të skuadrës, mesfushorin Malomo Taofek Ayodei si dhe sulmuesin Ibrahim Mustafa. Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos. FK BYLIS i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë për fanellën bardhekuqe dhe u uron suksese në vijimin e karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.

sfidanti.al