Detaje të reja nga aksidenti ku humbën jetën 7 tifozëve të PAOK-ut,

Detaje të reja duket se janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Rumani më 27 janar, ku një automjet me tifozë të PAOK-t u përplas me një kamion, e për pasojë humbën jetën shtatë persona e u plagosën tre të tjerë. Sipas medias rumune “digi24.ro”, autoritetet kanë zbuluar lëndë narkotike në automjet, gjë që hap një fushë të re hetimi mbi sjelljen e pasagjerëve dhe shoferit para përplasjes fatale. Hetuesit po shqyrtojnë tani nëse ndonjë nga pasagjerët ka konsumuar substanca para aksidentit, apo nëse një gjë e tillë është bërë edhe nga shoferi.

Kjo pasi nga pamjet e dala nga momenti i aksidentit, shihet se makina del tërësisht në korsinë e kundërt duke u përplasur ballazi me kamionin, duke mos pasur asnjë manovër për shmangien e përplasjes, të paktën kështu duket së jashtmi. Autoritetet po përpiqen të regjistrojnë me saktësi lëvizjet e shoferit, ndërkohë që shqyrtojnë njëkohësisht gabimet e mundshme njerëzore ose dështimet teknike që mund të kenë kontribuar në tragjedi. Burime nga “digi24” raportojnë se gjatë testeve mjekësore, shoferi rezultoi pozitiv për substanca të ndaluara, ndërsa furgoni thuhet se përmbante pije energjike, alkool dhe drogë.

sfidanti.al