VAR-in  e  zë gjumi kur gjykon Enea Jorgji !

Jo të gjithë arbitrat shkojnë në Kishë për t’u falur! Ka edhe nga ata që e quajnë veten..kishë!   Cila është kisha.. do të pyesni? Siç shkojmë tek prifti për t’y rrëfyer në atë dhomëzën e vogël, ku “pastrohet shpirti”,  edhe arbitrat vrapojnë për tek dhomëza e rrëfimit…VAR-i!

Konkretisht : ishte ndeshja Dinamo-Vllaznia, ku arbitër ishte Enea Jorgji, arbitri që zakonisht nuk falet tek “dhoma e rrëfimit” sepse e di fort mirë , më mirë se kushdo tjetër , çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet. Ndaj thuhet se mbi Jorgjin nuk ka të tjerë, veç atyre që komandojnë fijet.  VAR-i mbetet në hije si këtë radhë  te Dinamo – Vllaznia.. Ka penallti për Vllazninë, nuk ka penallti për Dinamon, çunat e VAR-it as nuk futën hundët fare e jo më të sajonin atë ..vijën e famshme të “demarkacionit” qe shpik dhe anulon gola..

Sfidanti.al