Dinamo mer goditje të rëndë, Bekim Maliqi mbyll sezonin.
Mbrojtësi i djathtë titullar u dëmtua në mesin e pjesës së parë të ndeshjes së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë ndaj Besës dhe pasi i është nënshtruar një rezonance magnetike, verdikti ka qenë “fatal”: këputje të ligamentit krociat. Do të duhet operacion.
Kjo do të thotë sezon i mbyllur dhe rikthim në fushë pas të paktën 6-7 muajsh, gati vetëm për sezonin e ri futbollistik duke humbur kështu edhe Kupa e mundshme të Europës.
Klubi kryeqytetas, duke parë kalendarin dhe ndeshjet, do të duhet të ndërhyjë në atë sektor të fushës pasi vetëm Meksi si alternativë është shumë pak dhe do të duhet që Daja më pas të bëjë përshtatje.
Sfidanti.al

