I ranë pordhët Komisionit të Disiplinës apo vetë “pronarit” të futbollit ! Rasti i Tiranës, e cila braktisi dy herë ndeshjet e kampionatit, duke u ngujuar në dhomën e zhveshjes në pushim, nuk paska të bëjë me rregulloren, por me arkën e FSHF-së. Tirana nuk dënohet me 3 pikët, siç pretendon Elbasani, por me 5 milion lekë gjobë! Më mirë para për FSHF-në.. se sa 3 pikë për Elbasanin!
Apo nuk kanë bërë edhe shpenzime me “Topin e Artë” dhe, javët pas vitit të ri, do të dëshmojnë se gjobat do tw behen virale ! Po nëse Tiranës, t’ia shkrepi prapë, të braktise fushën edhe për herë të tretë ? Thonë se edhe ekipet e tjera kanë qejf ta imitojnë modelin rebelues të Tiranës,që kur ndëshkohen me penallti qorre të mos dalin nga dhoma e “big-brother Superligës”. Po nuk ia mban se ato nuk kane leje …
E vështirë se mund ta bëjë ndonjë ekip vezën e Tiranës! Dukej sikur sistemi e kishte marrë peng Tiranen dhe po luante lojën e fatit me bardheblute , kurse tani na ndodhi që Tirana ka marrë peng “rregjizorin e filmit”. Ate që e kishte paracaktuar të vritej në fund…
Sfidanti.al

