Tevez: Futbolli në Kinë është mbrapa 50 vite!

Pjesëtari i përfaqësueses argjentinase, Karlos Tevez, e braktisi ekipin e Boka Juniorsit që të fitonte para përrallore në Kinën e largët, konkretisht, në klubin Shangai Shenhua, por, megjithatë, ai nuk është aspak i entuziazmuar nga futbolli që luhet atje. Në një bisedë me disa mediume spanjolle, ai tha se futbolli në Kinëështë 50 vite mbas atij që luhet në Evropë. “Liga kineze nuk mund të krahasohet me asnjë nga ligat cilësore evropiane. Klubet kineze kanë angazhuar disa yje evropianë, por ata nuk mjaftojnë. Futbollistët kinezë janë mjaft naivë, futbollin ata e luajnë në një mënyrë krejt të ndryshme. Unë, për vetë, kam pasur probleme të mëdha me adaptimin tim me jetën e këtushme”, tha Tevezi, deklarata e mësipërme e të cilit, me siguri, që nuk do t’u pëlqejë krerëve të klubit Shangai Shenhua që i japin atij para maramëndëse.

Sfidanti.al