Enzo Maresca nuk është më trajneri i Chelseat. Klubi londinez ka njoftuar zyrtarisht se bashkëpunimi me teknikun italian është ndërprerë me efekt të menjëhershëm.
Vendimi vjen pas një periudhe me rezultate dhe paraqitje të paqëndrueshme të skuadrës, të cilat nuk kanë përmbushur pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve. Maresca u ul në stolin e “Bluve” me synimin për të ndërtuar një projekt afatgjatë, por aventura e tij në “Stamford Bridge” përfundon më herët se sa ishte parashikuar.
Chelsea pritet të njoftojë në ditët në vijim emrin e trajnerit të ri ose zgjidhjen e përkohshme për drejtimin e skuadrës, ndërsa klubi synon të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive.

