Colturi garon në fundjavë në Semmering të Austrisë

Lara Colturi është gati për etapën e radhës në Kupën e Botës në Ski. Bëhet fjalë për etapën në Semmering të Austrisë, teksa do të konkurrojë si në Slallomin gjigant, po ashtu dhe në atë special.

Të dielën rrëshqitja e parë në slallomin special do të jetë në ora 14:15 deri në 15:15. Ndërkohë rrëshqitja e dytë në slallomin e thjeshtë do të jetë në ora 17:45-18:45.

Aktualisht Lara Colturi është në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ndërsa shpresohet që në Semmering të ketë një rezultat më të mirë se sa në Kurshevel. Deri më tani numëron dy vende të dyta në Levi të Finlandës dhe Gurgl të Austrisë, si dhe një vend i tretë në Malet Kuper në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

sfidanti.al