Milani po përgatitet të bëjë një tjetër blerje të rëndësishme për të ardhmen. Pas mbylljes së transferimit të Niclas Füllkrug nga West Hami, klubi kuqezi është shumë afër të sigurimit të shërbimeve të Andrej Kostic, sulmues 18-vjeçar i Partizanit të Beogradit dhe talent i ditëlindjes 2007. Marrëveshja pritet të mbyllet për rreth 5 milionë euro, ndërsa klubet po ‘limojnë’ vetëm disa detaje të fundit të kontratës. Kostic, i cili ka shënuar 8 gola në sezonin e tij të parë si titullar në kampionatin serb, do të bashkohet fillimisht me Milan Futuro, duke i dhënë kohë për t’u përshtatur me Italinë dhe futbollin italian. Në qershor, drejtuesit do të vendosin për rrugën më të mirë të zhvillimit të tij: një huazim në Serie A ose B për të marrë minuta, ose integrimin direkt në skuadrën e parë. Sulmuesi malazez ka bërë përshtypje edhe me përfaqësuesen e Malit të Zi, duke shënuar në ndeshjen ndaj Italisë U21 në Spezia. Në Serbi, ai krahasohet me Dusan Vlahovic-in, me të cilin ndan edhe të njëjtin agjent.
sfidanti.al

