Isak operohet në këmbë, “bonus imagjinar “.. për” Shqipërinë

Liverpool-i ka dhënë një njoftim zyrtar për sulmuesin Alexander Isak, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fitoren e së shtunës ndaj Tottenham-it në Premier League. Sulmuesi suedez u dëmtua gjatë një ndërhyrjeje nga Micky van de Ven teksa përpiqej të shënonte golin e parë, duke treguar qartë dhimbje teksa u ndihmua të largohej nga fusha.

Klubi konfirmoi se Isak ka kaluar me sukses një operacion për frakturën e fibulës, një pjesë e kyçit të këmbës. Njoftimi zyrtar thekson: “Alexander Isak sot ka kryer me sukses operacionin për dëmtimin e pësuar të shtunën. Sulmuesi i Liverpool-it u dëmtua gjatë një sfide teksa po shënonte golin e parë ndaj Tottenham Hotspur dhe u detyrua të zëvendësohej. Pas diagnozës, u krye ndërhyrja kirurgjikale për dëmtimin në kyç, që përfshinte një frakturë të fibulës. Rikuperimi i Isak do të vazhdojë në AXA Training Centre, dhe ende nuk ka një afat të caktuar për rikthimin e tij në fushë.”

Ky dëmtim pritet ta mbajë Isak jashtë për një periudhë të gjatë, duke e bërë situatën e sulmit të Liverpool më të vështirë në ndeshjet e ardhshme të Premier League. Për ironi, ka edhe nga aya që ‘gëzojnë’ për dëmtimit e sulmuesit të kombëtarës suedeze: tifozët kuqezi. Përfaqësueja nordike mund  të jetë kundërshtarja e Shqipërisë në ndeshjen finale të playoff-it të Botërorit, kuptohet nëse ajo eliminon Ukrainën, ndërsa të besuarit e Sylvinho-s Poloninë.

sfidanti.al