Laçi mund mes tensionit Skënderbeun

Kanë përfunduar 5 ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë. Kryendeshja e javës, sfida Laçi-Skënderbeu, përfundoi me rezultatin 2-1 për kurbinasit, që tashmë zvogëlojnë në 4 pikë diferencën me kreun (kujtojmë që korçarët kanë një ndeshje më pak).

Edhe Pogradeci bën detyrën përballë Kukësit të vendit të fundit, të cilin e mposht me rezultatin 2-0. Liqenorët ngjiten në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë në klasifikim.

Surprizën e javës e bën Korabi, që fiton në Fier 3-0 përballë Apolonisë vendase. Burreli barazon në shtëpi 0-0 me Kastriotin, ndërsa në barazim 1-1 mbyllet takimi Iliria-Luftëtari.

Ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut u zhvillua ashtu siç pritej me dy skuadrat, të cilat kryesojnë Kategorinë e Parë, të cilat i dhanë jetë një dueli të fortë sportiv, i cili u fitua nga vendasit.

Sfida në Kurbin, u vendos nga dy gola të shpejtë të Laçit. Myrta (12’) dhe Bibo (28’) i dhanë avantazhin e dyfishtë ekipit bardhezi.

Në fund të pjesës së parë Gjata dhe Taleb u largua nga fusha më karton të kuq. Sa i përket pjesës së dytë miqtë ngushtuan diferencat me anë të Ukiçit në të 82’ ndërsa nga fusha arbitri largoi edhe Nergutin dhe Musan.

sfidanti.al