Shqipëria, nëse arrin të sigurojë biletën për Botërorin 2026 përmes play-off-it, do të përballet me një kalendar sfidues jo vetëm për nga kundërshtarët, por edhe për shkak të orareve të pazakonshme të ndeshjeve. FIFA publikoi sot oraret dhe stadiumet e të gjitha sfidave të turneut, duke përfshirë edhe ato të Grupit F, ku mund të përfshihen kuqezinjtë.
Siç ishte parashikuar, oraret janë përcaktuar sipas zonës kohore të Amerikës Lindore, që ka një diferencë prej gjashtë orësh me Europën Qendrore dhe me Shqipërinë. Kjo do të thotë se ndjekja e ndeshjeve do të kërkojë orë të vona, ose shumë të hershme, për tifozët shqiptarë.
Ndërkaq përballja e tretë, ajo ndaj Japonisë, në Dallas më 25 qershor, është sërish në një orar të vështirë. Me fillim në orën 19:00 lokale, ndeshja do të luhet në orën 01:00 pas mesnate të datës 26 qershor sipas orës europiane.
Nëse Shqipëria arrin të shkojë në Botëror, tifozët do të kenë emocione të mëdha, por edhe net pa gjumë.
sfidanti.al

