Me nëntë tituj kampionë bote, kontrata milionere dhe një numër të madh sponsorësh ndër vite, Marc Márquez ka arritur të grumbullojë një pasuri të konsiderueshme gjatë karrierës së tij sportive. Por ashtu siç shkruajnë mediat spanjolle, piloti i njohur ka ditur ta administrojë me kujdes këtë pasuri, duke investuar edhe në sektorë jashtë botës së motoçiklizmit. Sipas “sport.es”, kampioni nga Cervera ka blerë një vilë luksoze në kompleksin ekskluziv të La Finca në Madrid, një nga zonat më prestigjioze dhe më të sigurta në kryeqytetin spanjoll, me një vlerë që i kalon 10 milionë eurot. Vetë Márquez ka konfirmuar se prona është paguar tërësisht dhe e konsideron këtë blerje si një “investim strategjik”. Piloti spanjoll jeton aty së bashku me partneren e tij, Gemma Pinto, duke shijuar qetësinë, privatësinë dhe standardin e lartë të jetesës që ofron kjo zonë, e njohur për personazhe VIP, biznesmenë dhe sportistë elitarë.
Sfidanti.al

