Mësohet data kur City do të njihet me ndëshkimin për 115 shkeljet financiare

Manchester City do të mësojë masën që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare që janë konstatuar në vitet e fundit. Lajmin e bëri të ditur ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili pohoi se komisioni i pavarur që hetoi këto shkelje do të japë verdiktin e tij përpara datës 25 dhjetor. Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Borson pohoi se si City edhe Premier League nuk mund të fajësohen për zvarritjen e këtij vendimi. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se anëtarët e komisionit të ngritur për të nxjerrë të vërtetën në pah duhej që të paguheshin për tu marrë ekskluzivisht me këtë çështje.

sfidanti.al