Zyrtarët e futbollit në Arabinë Saudite i kanë paraqitur Vinicius Junior një ofertë tepër joshëse me vlerë totale 1 miliard euro për pesë sezone, sipas Ben Jacobs nga ‘Give Me Sports’. Kjo do të thotë se Vinicius mund të përfitonte 250 milionë euro në vit, pas taksave, për pesë vitet e ardhshme nëse ai vendos ta pranojë ofertën. Sauditët e kanë ndjekur prej më shumë se një viti situatën e rinovimit të kontratës së Vinicius-it me Real Madridin dhe kanë zhvilluar bisedime të herëpashershme me përfaqësuesit e tij gjatë kësaj periudhe.
Zbulimi i fundit tronditës është fakti që Vinicius i ka komunikuar presidentit të Real Madridit vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën, për aq kohë sa Xabi Alonso është trajner i skuadrës. Ky qëndrim bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Vinicius, i cili shpesh ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën te Real Madridi.
Megjithatë, forma e dobët dhe mospajtimet me Alonson mund ta përshpejtojnë largimin e tij nga klubi, sidomos me sauditet që po e joshin me një ofertë kaq të madhe. Nëse Vini largohet nga Real Madridi, skuadra më e mundshme për ta transferuar do të ishte Al-Ahli me qendër në Jeddah.
sfidanti.al

