Jan Oblak është shpallur portieri më i mirë i LaLigas për sezonin 2024-2025, duke fituar për herë të gjashtë trofeun prestigjioz ‘Zamora’. Portieri i Atletico Madridit ka kaluar kështu dy legjendat e futbollit spanjoll, Victor Valdés dhe Ramallets, duke u bërë lojtari i vetëm në historinë e kampionatit me gjashtë çmime të tilla. Që prej mbërritjes së tij në klub në vitin 2014, “Cholo” Simeone rrallë ka hequr dorë nga slloveni, dhe me të drejtë. Sezoni i tij i parë si periudhë përshtatjeje i solli në 2015-16 trofeun e parë ‘Zamora’, me vetëm 18 gola të pësuar në 38 ndeshje. Më pas erdhën sukseset e tjerë: në 2016-17 me 21 gola të pësuar në 29 takime (mesatarja 0.72), në 2017-18 me 22 gola në 37 sfida (0.59) dhe në 2018-19 me 27 gola në 37 ndeshje (0.73). Edhe pse Bonou, Ter Stegen dhe Unai Simón e detyruan të priste tri vite për një tjetër triumf, seria e pritjeve vendimtare sezonin e kaluar i dha Oblak-ut trofeun e gjashtë, një arritje që nuk është realizuar nga asnjë portier tjetër në histori.
Pas marrjes së çmimit, Oblak u shpreh me humor dhe vetëbesim:
“Vë bast që askush nuk do të arrijë gjashtë trofe ‘Zamora’.” Pasi pozoi me gjashtë trofetë dhe me drejtuesit e klubit të kryesuar nga presidenti Enrique Cerezo, 32-vjeçari shtoi: “Faleminderit të gjithëve. Është një ndjenjë e mrekullueshme, por shpresoj të mos ndalem te gjashta, dua të fitoj edhe një tjetër.” Në fund, ai pati një mesazh të veçantë për trajnerin Simeone dhe shokët e skuadrës: “Falënderoj trajnerin dhe gjithë ekipin për mundësinë dhe mbështetjen. Ky nuk është një trofe individual. Nuk je kurrë portieri me më pak gola të pësuar vetëm, të gjithë më ndihmojnë. Ky është një titull kolektiv.”
sfidanti.al

