Ballkani largon Orges Shehin

Zyrtare, Orges Shehi nuk është më trajner i Ballkani. Lajmi qarkullonte prej ditësh, por vetëm sot klubi nga Suhareka me një postim në faqen zyrtare ka bërë të ditur largimin e tij. Sipas njoftimit të bërë nga klubi, pas ndeshjes me Drenicën, trajneri ka informuar lojtarët dhe klubin se do të largohej në janar.

Megjithatë, drejtuesit e klubit, pas vlerësimit të situatës, kanë vendosur që ndarja të ndodhë tani. Deri në emërimin e një trajneri të ri, skuadra do të drejtohet nga Edon Gashim trajneri aktual i U21.

Njoftimi i klubit:

Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të FC Ballkani

FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë.

Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi.

sfidanti.al