Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 kundër Zvicrës, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
Pas përfundimit të ndeshjes, klubi italian Juventus dërgoi një avion privat në Aeroportin “Adem Jashari” për ta pasur sulmuesin kosovar të gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinës, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë.Në stërvitjen e djeshme në qendrën stërvitore “Continassa”, Zhegrova ishte prezent, duke lënë të kuptohet se bardhezinjtë llogarisin te shërbimet e tij për takimin e radhës.
sfidanti.al

