Ronaldo i bashkohet Messit në Olimpin e futbollit

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi po e përforcojnë akoma më shumë vendin e tyre në historinë e futbollit. Me kualifikimin direkt të Portugalisë, ish-sulmuesi i Juventusit barazohet me rivalin e tij të përbetuar duke siguruar pjesëmarrjen e tij të gjashtë në Kupën e Botës. Askush nuk ka bërë më mirë se kaq. Deri më sot, Ronaldo kishte vetëm pesë paraqitje në Kupën e Botës, njësoj si Gigi Buffon (një pa luajtur), Antonio Carbajal (Meksikë), Lothar Matthäus (Gjermani), Rafa Márquez (Meksikë), Andrés Guardado (Meksikë), Guillermo Ochoa (Meksikë, dy pa luajtur) dhe Luka Modric (Kroaci).

sfidanti.al