Kampionati i vajzave, Apolonia mposht Partizanin

Apolonia në futboll për femra ka arritur një tjetër sukses në javën e gjashtë të kampionatit.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë për fieraket e Maringlen Kules, të cilat kanë çuar dëm një seri rastesh për shënim. Pa thënë që edhe portieria e Partizanit, Ndreu, ishte në lartësinë e duhur. Dhe vetëm në të 43’, Apolonia ka kaluar në avantazh me anë të Ovusu. Dy minuta nga starti i pjesës së dytë, Ndjok në një aksion individual shënon golin e dytë për fieraket. Partizani duket sikur rizgjohet në fund, por në dy mundësi të Gashit dhe një të Allushit goli nuk del në dritë. Dhe në fundin e kohës shtesë ka ardhur goditja përfundimtare e Apolonisë me Tenuti De Souza dhe 3-0.

13 pikë Apolonia në gjashtë javë dhe 9 pikë Partizani në po kaq javë.


sfidanti.al