Colturi perfekte, lëshimi i dytë i jep vendin e dytë në Levi të Finlandës

Lara Colturi edhe në lëshimin e dytë ishte perfekte. Skiatoria shqiptare mbyll dy provat e saj me kohën e përgjithshme 1:50.58 falë së cilës merr vendin e dytë në Botërorin e Skive në Finlandë!

Më mirë se Colturi bëri vetëm Shiffrin, e cila fitoi për herë të nëntë slalomin në Levi të Finlandës. Skiatoria amerikane pas dy provave të saj regjistroi kohën 1:48.92.

Renditja përfundimtare në Levi:

1. Mikaela Shiffrin  1:48.92

2. Lara Colturi      +1.66

3. Emma Aicher       +2.59

sfidanti.al