Sjellja jo sportive në shkallët e stadiumit nga ana e tifozëve të saj i kushton shumë Serbisë, e cila në takimin e radhës të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026, do të duhet që të luajë në një stadium me një kapacitet të reduktuar mbështetësish. Për takimin me Letoninë, i cili do të mbahet në Leskovac, Federata Serbe e Futbollit ka bërë me dije se impianti nuk do të mbushet me kapacitet të plotë pasi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka “mbyllur” 25% të vendeve në formë dënimi për koret anti-sportive të dëgjuara në ndeshjen e fundit të luajtur aty ku Shqipëria mundi vendasit me golin e Manajt. Fakti që këto kore janë një fenomen që përsëritet prej takimesh radhazi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur Federatën Serbe të Futbollit me një gjobë prej 87,500 mijë frangash svicerane.
sfidanti.al

