Komisioni i Disiplinës detyron Elbasanin të dëmshpërblejë Flamurtarin

Në mbledhjen e radhës Komisioni i Disiplinës Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së dhjetë të Abissnet Supeiore. Kështu Elbasani dhe Flamurtari për sjellje të gabuar të tifozëve janë dënuar me 200 mijë lekë, ndërkohë verdheblutë do të duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Flamurtari” brenda 15 ditëve. Sa i përket Kategorisë së Parë spikat dënimi i trajnerit të Lushnjes, Ditma Bicaj, i cili është pezulluar me 4 ndeshje. Po me kaq ndeshje është pezulluar edhe zyrtari i Korabit, Ardit Beqiri dhe zyrtari i Besës, Romeo Bishdili.

sfidanti.al