Si plasin “magjitë” në futbollin  e Nastradinit tonë !

Ku ka pak   futboll, janë me shumicë  magjitë ! Magjitë ndodhin  me Kombëtaren, magji na ndodhin edhe me klubet. Kur luan Kombëtarja, “shduket “ tërë stadiumi Air Albania, brenda natës  avullojnë biletat  nga tregu i bardhë dhe i gjen te tregu jo i zi, por sterë i zi ! Një pensionist nuk e shikon dot ndeshjen me Anglinë ne stadium , sepse “diella e biletave”  është marrosur pas parasë…

Dëgjoni çfarë thotë “babai i diellës” së  biletave, presidenti Duka :

“ Do të doja t’i falja biletat, por nuk mundem.” Dhe nga keqardhja që ka për popullin e lodhur të futbollit, biletat e ndeshjes me Anglinë janë tollovitur çmendurisht deri në 500 euro.  Të mos flasin në të zezë.. sepse do të thoni me plot gojë :  të kam dhjerrë m’u në Botëror !

Por magjitë ndodhkan edhe në Superligë, atje ku nuk luhet për të shitur bileta, por për të shitur përralla. Njëra ishte e bukur fare: një ditë, presidenti i Bylisit,  gati i  iku mëndja fare nga hiletë që i bënin  arbitrat dhe tha: “ Do na leni të luajmë futboll , apo ta shkrijë Bylisin fare?!” Dhe “magjia” ndodhi pas disa ditësh: në ndeshjen Bylis-Vora nuk shkriu ekipin, por vetë futbollin. Stoli i ekipit u bë si kabinë telefonike , kurse goli i fitores solli më shumë trsihtim se sa gezim!

Doni më për “Belulin e kampionatit”? Edhe në Vlorë ka ndodhur, siç thonë ata vetë, çudi në nivel mrekullie. Kur u shfaq  dhuna e tifozëve të Elbasanit, siç thotë versioni zyrtar i klubit,  Sinan Idrizi pa shoqërues fare, iu afrua tifozëve dhe me buzëqeshjen e tij prindërore u tha: “Djema suksese. Shkoni në shtëpi se ju presin prindërit. Dhe si me magji, pamë njerëz që u ngritën nëpër gardhe dhe e uruan presidentin”.

Sa mirë do të ishte sikur Sinani mos të bënte magji vetëm tifozëve por edhe futbollistëve të tij , sepse Flamurtari nuk do të zhytej poshtë, por do të kërcente pupthi .. në papafingon e klasifikimit..

Sfidanti.al