Përfundon aventura e Skënderbeut U19 në Uefa Youth League

Përfundon aventura e Skënderbeut U19 në Uefa Youth League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Shqipëri, djemtë korçarë janë mundur 6-0 nga Aston Villa U19 në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Uefa Youth League.

Skuadra angleze kualifikohet për në turin tjetër, ndërsa për Skënderbeun U19 përfundon këtu aventura europiane. Ka qenë një sezon shumë pozitiv për të rinjtë korçarë, që arritën të kalonin një tur (mposhtën Inter Escaldes me rezultatin e përgjithshëm 15-0 në turin e parë) në pjesëmarrjen e tyre në Kupat e Europës.

sfidanti.al