Sfida e FA Cup me Chelsean, e fundit për Wenger si trajner i Arsenalit?

Finalja e FA Cup ndaj Chelseat mund të jetë e fundit për Arsene Wenger si trajner i Arsenalit. Është vetë tekniku i Topçinjve të Londrës që  e ka pohuar këtë duke e përjashtuar mundësinë e thyerjes së rekordit të Sir Alex Ferguson që drejtoi Manchester United për 26 vjet. ‘Nuk e fdi nëse ajo me Chelsean do të jetë e fundit për mua në stolin e Arsenalit, por jam i sigurt se nuk do të jetë e fundit për karrierën time-tha Wenger-gjithsesi nuk është momenti që unë të mendoj për të ardhmen time. Tani duam të fitojmë Kupën për të kurorëzuar punën e mirë të kryer në 2 muajt e fundit. Futbollistët duan të fitojnë dicka’.

sfidanti.al