Betejë e dyfishtë për Dinamon e trajnerit Daja kur të luajë kundër Teutës. Njëra në fushë për të mundur një rival direkt dhe tjetra..një garë morale për të mposhtur diskriminimin. Dinamo e futbollit është bashkuar me ekipin e volejbollit në ditët më delikate, një nga absurdët më të mëdhenj që kur ka lindur ky sport i bekuar…
Do të dalë në fushë më sloganin “ Jo diskriminimit” , në një foto të madhe ku theks volejbollistja braziliane Nayara Ferreira. Në një vend ku problem më i madh është “testi moral i ndeshjeve”, janë të vërteta apo të tredhura, volejbollistja nga Brazili është ndalur se nuk gjekan dot gjininë prej javesh… nëse është femër apo mashkull.
Një bravo për Dinamon e futbollit , që tregohet e ndjeshme ndaj këtij “halli të madh” që ka zënë volejbollin tonë dhe ka trazuar gjithë mjedisin edhe pertej sportit. Dhe çfarë mjedisi sportiv ? Harrohet brenda natës, si me porosi, ndeshja tejet teatrale Bylis –Vora , ku kulmi i shëmtirës arriti kur askush nuk gëzua për golin e fitores tek Bylisi, dhe nga ana tjetër mbajmë gjallë me javë të tëra zallahinë e ngrehur me “mjeshtri aktori” nëse Ferreira është vajzë apo është djalë…
Sfidanti.al

