Dikur, të vishje bluzën e Tiranës, fluturoje si supermen. Sot po ta veshesh fanelën e Tiranës, je pothuajse pa shpresë fare ..ne tokë dhe ne qiell.! Ç‘i ndodhi Tiranës dhe fanellës së saj? Vite më parë, trajneri Farruk Sejdini i Dinamos, tregonte një anektodë futbolli, që vlen të tregohet sot më shumë se kurrë:
“ Edhe sikur 11 njerëzve nga rruga t’ua veshësh fanellën e Tiranës, ajo prapë i frikëson ekipet..” Por, dita e “qametit” për klubin bardheblu nuk paska qënë larg dhe askush nuk frikësohet më nga fanella e Tiranës. Madje i turren pa frikë fare për ta zhytur edhe më poshtë…
Tifozët e Tiranës kurrë nuk e kishin menduar se klubi i tyre do të bëhej shembulli më tragjik i futbollit , antipodi i Tironës nonë, që zaptonte gjithë hapësirën e futbollit. Që të kuptosh sa poshtë ka zbritur Tirana e presidentit Halili, mjafton të krahasosh fjalët e sipërme të Farruk Sejdinit, me ato që ka thënë këto ditë ish-futbollisti Saimir Patushi. Fjalë që me gjuhën e futbollit mund të jenë si një kamzhik i fortë fshikullues për ata që kanë vesh dhe ndjesi të ndershme për futbollin. “ Klubi ka nevojë për punëtorë dhe jo për hajdutë dhe lojtarë mediokër që s’dinë çfarë fanelle kanë veshur..”
Sfidanti.al

