Conference League, Shkëndija merr fitoren e parë, Drita barazon me Omonian

Një autogol i Barret në minutën e 92-të të takimit, i dha fitoren Shkëndijës së Tetovës përballë Shelbourne në Conference League. Tetovarët triumfojnë 1-0 në Shkup dhe marrin fitoren e parë (dhe pikët e para) në fazën e ligës së Conference League. Skuadra tjetër shqiptare, që merr pjesë në këtë fazë të turneut, Drita, ka barazuar në “Fadil Vokrri” 1-1 me qipriotët e Omonias. Ky ishte barazimi i dytë radhazi në grupe për kampionët në fuqi të Kosovës.

sfidanti.al