Ish-lojtari i Real Madridit, Royston Drenthe, pëson goditje në tru

Ish-futbollisti holandez Royston Drenthe, dikur anësor i Real Madridit dhe Feyenoordit, është shtruar në spital pas një goditjeje në tru. Lajmin e ka bërë të ditur grupi “FC De Rebellen”, i përbërë nga ish-lojtarë holandezë dhe belgë, ku bën pjesë edhe vetë Drenthe. Në një njoftim në Instagram, “FC De Rebellen” konfirmoi se 38-vjeçari pësoi goditjen ditën e premte. “Ai po merr kujdes të mirë dhe ndodhet në duar të sigurta,” thuhej në postimin e grupit. Reuters raporton se nuk është bërë e mundur lidhja me përfaqësuesit e tij, ndërsa familja e ish-lojtarit ka kërkuar qetësi dhe respektim të privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë. “Ekipi dhe të gjithë të përfshirët shpresojnë për një shërim të shpejtë. Familja e Roystonit kërkon qetësi dhe hapësirë, në mënyrë që t’i ofrojë atij mbështetjen e nevojshme,” u shtua në deklaratë. Drenthe, i cili i dha fund karrierës në vitin 2023, ka luajtur edhe në Angli me skuadra si Everton, Reading dhe Sheffield Wednesday. Ai është kujtuar gjithmonë për talentin, energjinë dhe karizmën e ti

sfidanti.al