Nëse talenti do të ishte i vetmi kriter për të fituar Topin e Artë, atëherë Yamal, ylli 18-vjeçar i Barcelonës, do ta dominonte për një dekadë. Por siç dihet, çmimi më prestigjioz individual në futboll varet nga një kombinim faktorësh: performancat personale, trofet e fituara me klubin dhe, vitet e fundit, edhe sjellja dhe “fair play”-i në fushë. Sipas operatorëve të mëdhenj të basteve si Eurobet, Netbet, Netwin dhe Vincitu, Yamal është favoriti kryesor, me kuotë 3.20, pas vendit të dytë të arritur në edicionin e fundit. Për shumë, ky mund të jetë viti i tij i kurorëzimit si lojtari më i mirë në botë. Menjëherë pas tij renditet Kylian Mbappé, me kuotë 3.70. Nëse ia del të fitojë, francezi do të bëhet i pari lojtar i Real Madrid që merr çmimin pas “zhgënjimit” të Vinicius Jr., çka prishi raportet mes klubit të Florentino Pérez dhe organizatorëve të trofeut.
-Të tjerët në garë
Pas dyshes kryesore, diferenca është e madhe. Të gjithë kandidatët e tjerë kanë kuota me dy shifra:
Ousmane Dembélé (PSG) dhe Harry Kane (Bayern Munich) qëndrojnë në kuotë 10, si përfaqësues të dy prej skuadrave më të forta në garë për “Tripletën” sezonale. Erling Haaland ndjek me 13, Mohamed Salah me 15, ndërsa Bellingham, Vinicius Jr. dhe Vitinha vlerësohen me 17.
-Çfarë do të vendosë fituesin?
Fituesi i Pallone d’Oro 2026 do të përcaktohet nga sukseset kolektive dhe individuale në sezonin që sapo ka nisur. Champions League, Euro 2028 në horizont dhe turnet kombëtarë do të jenë skenat kryesore që do të vendosin se kush do të ngrejë trofeun vitin e ardhshëm.