Gana kualifikohet në Botëror

Kombëtarja e Ganës ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026 pasi e ka përfunduar fazën kualifikuese si kryesuese të Grupit 1, duke u bërë kështu skuadra e 21-të që siguron një biletë për në Botëror. Gana vulosi kualifikimin me një fitore vendimtare ndaj Komoreve në shtëpi, në javën e 10-të të kualifikueseve, duke siguruar pjesëmarrjen për evenimentin më të madh të futbollit botëror. Mohamed Kudus, ylli i Totenham , shënoi golin e mbrëmjes që vulosi suksesin. Me këtë sukses, Gana i bashkohet listës së vendeve afrikane që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 — një moment krenarie për katër herë kampionët e Afrikës, të cilët do të marrin pjesë për herë të pestë në historinë e tyre në turneun më prestigjioz.

sfidanti.al