Pas fitores të madhe me Serbinë, Kristjan Asllani është prezantuar përballë gazetarëve ku përshkroi 90’ në Leskovac si një takim shumë të vështirë ku të besuarit e Sylvinho-s e kishin përgatitur për ta fituar.
Mesfushori i Torinos kaloi në plan të dytë këtë fitore duke u shprehur se: “Tani do të hedhim shikimin nga Andorra. Sigurisht tani është ajo ndeshja më e vështirë për ne në këtë grup pasi duhet të fitojmë me patjetër tri pikët”.
Në Grupin K, Shqipëria është në ndjekje të vendit të dytë ndërsa në lojë janë ende gjashtë pikë. Pas gjashtë ndeshjesh kuqezinjtë kanë grumbulluar 11 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila ka luajtur një ndeshje më pak.
sfidanti.al