Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri, rikthehet Bledar Devolli

Kukësi nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri, që zë vendin e lënë bosh nga Pajaziti. Bledar Devolli rikthehet në krye të skuadrës verilindore. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Kukësi prezanton trajnerin e ri. “Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re. Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual. Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruhet në njoftimin e klubit.

sfidanti.al