Bayern Munich nuk dëshiron të përsërisë gabimet e së kaluarës me largimet e lojtarëve nga ekipi me parametra 0, sic ishte rasti i mesfushorit Toni Kroos apo mbrojtësit David Alaba. Të dy lojtarët firmosën me ekipe të mëdha pa kosto, teksa Kroos doli ne pension ndërsa Albana aktivizohet për Real Madridin. Mediet gjermane bëjnë me dije, se klubi bavarez ka nisur punën për të blinduar lojtarët me peshë sic është qendërmbrojtësit francez Dayot Upamecano, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme. “Jemi duke punuar për të zgjidhur situatën e lojtarëve që kanë kontrata drejt skadimit. Upamecano është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tone, – deklaroi drejtori sportiv I klubit Max Eberl, teksak konfirmoi se bisedimet kanë nisur.
Mbrojtësi francez ka qenë në radarët e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë gjatë verës, dhe interesimi nuk ka rënë, ndonëse merkatoja u mbyll një muaj më parë. Po nuk është vetëm ekipi gjerman në këtë situatë. Një rast i ngjashëm me Upamecanon, është sulmuesit Ibrahima Konaté i Liverpool-it, të cilit i skadon kontrata më qershor të vitit 2026. Drejtuesit e Real Madrid i kanë vënë syri lojtarit, me objektivin për të firmosur me të pa shumë shpenzime. Arsenal po ashtu ka nisur diskutimet me mbrojtësin Willim Saliba, dhe palët janë duke punuar për nënshkrimin e një kontrate të re. Ndonëse aktualisht tregu i transferimeve është i mbyllur, një debat i ashpër zhvillohet në këtë faze brenda dyerve të klubeve, me qëllim shmangien e humbjes së lojtarëve me parametra 0.